Ligji për branitella nuk u hoq nga rendi i ditës

Sot në Komisionin për punë dhe politikë sociale në Parlament diskutohet për ligjin e propozuar nga deputetët e VRMO DPMNE-së për pjesëtarët e forcave të sigurisë së Maqedonisë,  duke mos përfshirë në të ish ushtarët e UÇK-së.

Deputetët masin forcat e tyre, jo një fronte politike por janë të ndarë në linja etnike.

Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi kërkoi që diskutimi për këtë propozim ligj të hiqet nga rendi i ditës, propozimi i tij u mbështet nga deputeti i BDI-së, Arben Llabënishta, por propozimi u refuzua nga anëtarët e tjerë të Komisionit me 7 vota kundër ndërsa tre ishin pro.

Deputeti Bekim Fazliu kërkoi procedurale sepse sipas tij, është shkelur rregullorja e Kuvendit sepse ligji nuk u është dorëzuar në kohë deputetëve, gjegjësisht neni 137.  

Pasuan dhe 15 minuta pauzë të kërkuar nga Fazliu për të shqyrtuar shërbimet e kuvendit vërejtet e tij. 

Seanca vazhdon. Pritet të shihet a do të kalojë në këtë komision ky propozim ligj i cili ka mbështetjen edhe të opozitës maqedonase. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button