Një delegacion turk për vizitë në Maqedoni

Një delegacion turk do të qëndrojë për vizitë disaditore në vend me rastin e 100 vjetorit të Luftërave Ballkanike.

Delegacioni kryesohet nga deputeti i Stambollit dhe kryetari i grupit turk të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomit të Detit të Zi (APBEDZ) Ismail Safi.
Vizita ka për qëllim që ta potencojë miqësinë mes dy shteteve për çka, nën patronatin të Safit, realizohet edhe projekti “Përshëndetja miqësore për Maqedoninë miqësore”.

Delegacioni do të marrë pjesë edhe në kremtimin me rastin e Ditës së pavarësisë së Maqedonisë, të shtunën, më 8 shtator. Paraprakishtë do t’i vizitojë “Halk Bank” në Shkup dhe qendrën kulturore turke Junus Emre, ndërsa do të shkojë edhe në komunën Qendër Zhupë ku do të nënshkruhet protokolli për bashkëpunim dhe vullnet të mirë.

Është paraparë që delegacioni të ketë takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maaqedonisë – Turqisë Ejup kahvexhi, si dhe me konsullin e nderit të Republikës së Turqisë në Ohër Abdurahman Bajraktar.

Delegacioni nga Turqia gjatë qëndrimit në Maqedoni do të vizitojë më shumë qendra historike dhe kulturore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button