BDI kërkon përkrahje nga PDSH dhe RDK për këshillat komunale ku shqiptarët janë ndër 50 për qind

Bashkimi Demokratik për Integrim u ka bërë thirrje partive tjera shqiptare në Maqedoni, që në vendet ku shqiptarët janë të përfaqësuar me më pak se 50 për qind nga numri i përgjithshëm i banorëve të dalin me lista të përbashkëta të këshilltarëve, thotë kryetari i shtabit zgjedhor të BDI-së Abdylaqim Ademi.

‘Ne si subjekt politik kemi ofruar që në ato komuna ku shqiptarët janë më pak se 50 për qind të dalin me lista të përbashkëta me qëllim që të unifikohet vota shqiptare dhe të kemi numër më të madh të këshilltarëve në këtë mënyrë shqiptarët në atë komuna të jenë edhe faktorë për realizimin e përcaktimit të tyre në nivel lokal. Deri më tani kemi marrë sinjale pozitive nga disa subjekte nga disa ende nuk kemi pranuar por sido që të jetë ka kohë rreth harmonizimit të këtyre qëndrimeve’ tha Ademi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button