Aziz Pollozhani do të garojë për BDI-në në Strugë

Aziz Pollozhani është kandidati më serioz për kryetar të Strugës nga radhët e BDI-së, theksojnë burime partiake. Betejën brendapartiake Pollozhani do ta zhvillojë me kryetarin tual Ramiz Merko i cili para do kohe publikisht paralajmëroi se dëshiron mandat të tretë dhe se pret mbështetje nga BDI.

Ish-ministri i Arsimit dhe ambasador i Maqedonisë në Gjenevë, Pollozhani sipas burimeve partiake ka mbështetjen e themeluesve të BDI-së në Strugë por edhe nga nënkryetari i partisë dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, ndërsa Merko ka simpatinë dhe mbështetjen e krahut të ish-nënkryetarit partiak dhe të Kuvendit Rafiz Aliti dhe Gëzim Ostreni.

Sipas burimeve më shumë shansa i jepen Pollozhanit i cili nuk mori postin e rektorit në Universitetin Shtetëror në Tetovë edhe përkundër premtimeve për shkak të cilës u tërhoq nga posti i ambasadorit në Gjenevë. Pikërisht tani Pollozhanit iu premtua posti i prefektit të Strugës, si kompensim për premtimin e parealizuar për rektor në USHT.

Vendimin megjithatë do ta marrë kryesia më e lartë e BDI-së në Reçicë të Vogël edhe atë me siguri në vjeshtë, në fund të shtatorit pas rikonstruimit eventual të Qeverisë për të cilën spekulohet se do të ndodhë gjatë shtatorit. Për në Kërçovë sipas burimeve të BDI-së tashmë është e sigurtë se kandidati do të jetë kryetari aktual i Osllomesë, Fatmir Deari. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button