Vera e studentëve: Të lexosh apo të flesh?

Çfarë bëjnë studentët gjatë verës? Sa lexojnë studentët tonë dhe sa janë të preokupuar me punë apo me aktivitete të lira? Portalb doli në terren për të parë si shkojnë punët me studentët shqiptar gjatë kësaj vere dhe ja se çfarë na thanë:

“Kjo verë ka qenë me të vërtet  për mua shumë e veçantë,  nuk kam pritur se do t’ia kaloja kaq mirë edhe pse akoma pushimet nuk kanë mbaruar. Përveç  aktiviteteve sportive pa të cilat nuk mundem ta kaloj verën kam lexuar dhe një libër për jetën e Gjergj Fishtës nga autori Jup Kastrati” tha Blerand Istrefi,  student në USHT- Strugë.

“Përveç ushtrimeve obligative të cilat i kam në akademinë e muzikës  dhe obligimeve shtëpiake, këtë verë kam arritur të lexoj edhe disa libra  titujt e të cilave janë:  Maktub Quotes nga Paulo Coelho dhe Alkimisti po nga i njëjti autor” tha  Liridona Suma studente në  Universitetin Shën Qirili dhe Metodij –Shkup .

“Vera si verë i ka obligimet e veta veçanërisht për ne sportistët ajo paraqet një periudhë ku ne duhet bërë  ushtrimet të cilat na janë rekomanduar nga trajnerët tanë. Përveç detyrave të këtilla  kam lexuar edhe disa libra gjatë kësaj periudhe siç janë:  Lulja e Kujtimit – Faqion Postoli  si dhe Prej kalit të bardhë drejt rrugaçërisë praktike – Kim Mehmeti” tha Shkëlqim Ajdari student në USHT- Shkup.

Por përpos leximit, disa dhe kishin gjetur punë. 

 “Këtë verë jam punësuar  dhe shkaku i obligimeve ndaj punës nuk e jam preokupuar  edhe me obligime të tjera” tha Majlinda Bojku  studente në FON- Shkup.

 “Pushimet verore për mua paraqesin momentet kyçe ku unë duhet ti kaloj për fillimin me punë dhe të jem i përqendruar në atë sferë “ tha Rinor Ademi student në  USHT- Kumanovë.

Edhe pak do të fillojë viti shkollor me të dhe ethet e provimeve, disa nga studentët shprehën ankthin e tyre për këtë periudhë “tejet të vështirë” të tyre.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button