Ende digjen zjarre në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë

Në rajonin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës për momentin janë aktiv gjashtë zjarre. Në fshatin Kuçkovë të Shkupit mbrëmë është ndezur zjarri ndërsa sot në ndihmë të zjarrfikësve të Shkupit janë dërguar edhe 50 të punësuar në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.

Kryesisht, digjet bari i thatë dhe drunjë në fshatin Radushë, Rashçe dhe në fshatin Gurgurnicë. Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin edhe në fshatin Bojanë. 

Nga ana tjetër, ende vazhdon të jetë aktiv zjarri në fshatin Presnicë të Likovës. Zjarri ka kapur një pyll ahu dhe lisi. Në shuarjen e këtij zjarri po marrin pjesë katër persona nga ndërmarrja pyjore “Kumanovë” dhe 15 banorë të vendit, ndërsa në ndërkohë është vënë nën kontroll zjarri në afërsi të fshatit Tanushë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button