Vazhdojnë luftimet në Aleppo, ushtria e Assad rimerr qytetin

Trupat mbretërore siriane kanë marrë kontrollin total të lagjes strategjike qendrore-mesdhetare të Salahedin në Aleppo, deri tani bazë e fortë e rebelëve, e cila u sulmua gjatë mëngjesit të sotëm.

E bëjnë të ditur këtë televizioni shtetëror dhe agjencia e shtypit zyrtar “Sana”, sipas të cilave “pjesa më e madhe e terroristëve janë vrarë”.

Lajmi më pas u përgënjeshtrua nga rebelët, të cilët deklarojnë se mbajnë pozicionet e tyre në lagje.

Objektivi i forcave mbretërore ishte ta ndanin Salaheddin më dysh horizontalisht. Goditje me artileri ka pasur edhe në Qatarji, Tariq al-Bab, edhe një herë mbi Shaar dhe al-Mashatiyah, ku një nga predhat ka rënë mbi një shtëpi, duke provokuar rënien e saj dhe duke vrarë një grua dhe dy fëmijët e saj, që mbetën brenda. Deri tani llogariten 13 të vdekur.

Një korrespondent i Al Jasira-s ka referuar se rebelët kanë hedhur një Mig të regjimit sirian në qiellin e Aleppo-s dhe kanë shkatërruar pesë tanke./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button