Kurti për Thaçin: Njeri pa legjitimitete e pa autoritet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Fejsbuk (Facebook), ka komentuar takimin e djeshëm ndërmjet Aleksandër Vuçiqit dhe Hashim Thaçit. Për Thaçin Kurti thotë se është njeri pa legjitimitet e pa kredibilitet, pa kompetencë e pa autoritet, transmeton Portalb.mk.

“Mbrëmë në Bruksel u zhvillua takimi i tretë i Thaçit me Vuçiqin. Edhe ky takim pa mandat nga Kuvendi, pa platformë parimesh e pa ekip negociator. Nga një njeri pa legjitimitet e pa kredibilitet, pa kompetencë e pa autoritet. Plani i Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës është lakmi shovene e admirim nostalgjik për Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. 75 vjet më vonë, Serbia e do pjesën e Kosovës që ishte nën Gjermaninë e Hitlerit. Kolaboracionisti i saj shqipitar, kësaj radhe është president yni. Por, shekulli është tjetër…”, shkruajti Kurti.

Sot janë bërë katër muaj që kur Qeveria e Kosovës solli në Kuvendin e Kosovës raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, dhe mos shqyrtimi i këtij raporti deri sot, sipas Kurtit ka ardhur sepse atë gjë nuk dëshiron ta bëj kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

” Mirëpo, Kryetari i Kuvendit dhe veglat e tij në kryesi aty, nuk e dëshirojnë shqyrtimin dhe vlerësimin e dialogut 2011-2017, marrëveshjet e bëra dhe rezultatet e tyre”, tha ndër të tjerash Kurti.

LEXO: Përfundon pa ndonjë marrëveshje takimi Thaçi – Vuçiq

Përndryshe, takimi në Bruksel ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Edhe ky takim është lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button