Ligji i ri për energjetikë: Subvencione dhe tarifë Premium për investitorët e energjisë së ripërtëritshme

Me ligjin e ri për energjetikë në Maqedoni do të mundësohet investim për energji të ripërtëritshme edhe me kapacitet prej 200 megavat, kurse Qeveria parasheh edhe dhënie të tarifës Premium për investitorët që do të kërkojnë subvencione më të vogla, u tha sot në Shkup gjatë debatit për përpilimin e ligjit në fjalë, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev deklaroi se me ligjin e ri nuk kufizohen mundësitë për investim, por përkundrazi, ato do të mbështeten me subvencione dhe me tarifën Premium.

“Ligji i ri për Energjetikë nuk kufizon më procesin e investimit në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë si më parë. Tani mundësohet të investohet në kapacitete prej 200 megavat orë energji të instaluar dhe shteti do të sigurojë tokë ndërtimi që do të rregullohet sipas kërkesave të nevojshme ku do të mund të instalohen centrale fotovoltaike me fuqi të ndryshme. Në lidhje me përdorimin e mbështetjes shtetërore, është prezantuar një tarifë Premium. Ajo do t’u jepet investitorëve të cilët do të kërkojnë subvencione më të vogla”, tha Angjushev.

Bekteshi dhe Angjushev në debatin publik për përpilimin e ligjit të ri për energjetikë në Maqedoni
Bekteshi dhe Angjushev në debatin publik për përpilimin e ligjit të ri për energjetikë në Maqedoni

Ndërkaq ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vlerësoi se me ligjin e ri për energjetikë do të rritet konkurrenca mes investitorëve.

“Do të doja të theksoja se ligji për energjetikë përfshin kërkesat për një proces konkurrues të investitorëve të cilët do të përdorin masat mbështetëse, d.m.th. Premitë, si dhe integrimin e kësaj energjie në tregun e energjisë elektrike. Mjetet për pagesën e premive do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë çdo vit, të cilat Ministria e Ekonomisë do ti parasheh në programin e saj vjetor në Qeveri. Ministria e Ekonomisë gjithashtu do të zhvillojë procedurën e tenderimit në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjin”, tha Bekteshi.

Rregullorja për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe dekreti për masat për mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë rregullojnë mënyrën në të cilën do jepen licencat, koncesionet, për prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button