PYKA përkrah protestat e të martës

Lëvizja PYKA do të mbështet fuqishëm protestat e ditës së martë të qytetarëve kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.

“Lëvizja PYKA tani më ka reaguar për rregulloren e re të ngrohjes dhe anëtarë të PYKA ishin në mbledhjet inicuese për protestat që do mbahen të martën e ardhshme. Mendojmë se protestat janë metodë e qëlluar e reagimit kundër shtrenjtëllukut të tanishëm dhe vjedhjes sistematike që u bëhet qytetarëve, e që aspak nuk ndihen se janë të mbrojtur nga shteti. Përkundrazi Enti rregullator shohim se punon në dëm të qytetarëve e në dobi të tjerëve” thonë nga PYKA.
Ato lajmërojnë se këto ditë edhe formalisht do ta zyrtarizojnë përkrahjen e tyre ndaj protestave qytetare.

“Jemi të mendimit se protestat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, pasi këto çmime prekin në xhep të çdonjërit prej nesh” thonë nga PYKA.

Lajme të ngjashme

Back to top button