“Bombë”, Mile Janakieski e ka kthyer në burg që të votojë një ish të dënuar pasi nuk ka qenë në Listën Zgjedhore
Pas mbi 700 “bombave” të lëshuara deri më tani në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” për parregullsi të rënda zgjedhore, në të cilin janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mmile Janakieski dhe 19 persona të tjerë, sot në një material të përgjuar dëgjohet se si Janakieski merret vesh me drejtorin e “Idrizovës”, Zhivko Pejkovski, që një i dënuar i cili është lëhsuar në liri të kthehet në burg që të votojë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, për kandidatin e VMRO-DPMNE-së në Komunën Qendër, njofton Portalb.mk.
LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK”
“Ministër, për Dejan Kërstovin ka vendim për liri, por nuk është në Listën Zgjedhore. Duhet dikush t’i lajmërohet drejtorit që ta kthejnë mbrapa të votojë”, i thonë një bashkëbisedues në telefon Janakieskit.
“Allo Zhivko, pres rezultate 31-0”, i thotë Mile drejtorit dhe kërkon që ta lëshojë Dejanin të votojë.
“Nëse kthehet mbrapa, ka media këtu, do të bëjmë 300 probleme”, merr përgjigje Janakieski.
“Po nuk është në Listën Zgjedhore”, insiston Mile.
“Por e kemi lëshuar përpara 3 ditëve”,i sqaron drejtori i Idrizovës.
“Lëshoje, mirë i vjen në burg”, nuk heq dorë Janakieski.
Në tjera “bomba”, ai tregon se përpara rrethit të dytë të votimit ka siguruar lista të të punësuarve në Doganë, Qeveri dhe tjera institucione shtetërore, por edhe nga kompanitë private “Kara”, “Orka” dhe të tjera.
Më tej, bisedojnë nëse do t’i arrestojnë Shemën, Gordana Georgievin, Danevën, Shapuriqin dhe të tjerë nga qendra që kanë bërë skandale.
“Ata asgjë nuk humbin, ne mund t’i arrestojmë ata. Do të bëjnë cirk. Do të bëjmë problem. Aj bisedu atje se nuk është kjo në rregull”, e këshillon bashkëbiseduesi.
“Nuk jam për këtë aksion, por hajt”, thotë Mile.
Bombat e publikuara në gjykatë për “Titanik”
- LEXO: “Bombë”: Jankullovska për ndarjen e eurove para zgjedhjeve: Risto është kompetent për “shiptarite”, Dragi për serbet
- LEXO: “Bombë”, Mijallkov: Jemi marrë vesh me BDI-në dhe PDSH-në që të na sigurojnë nga 400 votues
- LEXO: “Bombë” e re, Janakieski: Do t’i japin listat e administratorëve dhe do të luajnë valle
- LEXO: “Bombë”, Milloshoski ka dashur ta montojë një person, Jankulloska: Për këtë shkohet në burg
- LEXO: “Bombë” e re, për ta ndaluar diasporën e Kërçovës të votojë, TAV i ka propozuar Janakiesit ta vonojë avionin në qiell
- LEXO: “Bombë” e re: Protugjer: Jepi Kires të dhëna për ciganët, sot të mbaroni me pagesën
- LEXO: Bombë në “Titanik”: Le të punojë për ne në zgjedhje, ose do të fluturojë nga puna!
- LEXO: Edhe fëmijët pa prindër kanë votuar për Gruevskin, drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijëve pa Prindër i ka gjetur vota VMRO-së
- LEXO: Jankulloska për benzinën e policisë: Zgjedhjet janë kah fundi, harxhuam çdo gjë që kishim!
- LEXO: “Bombë”, Jankieski: Profesori i edukatës fizike e ka të ndaluar të punojë, duhet të shkojë derë më derë
- LEXO: “Bomba”, Janakieski në koordinim me një qendër për anketa për zgjedhjet
- LEXO: “Bombë”, Janakieski u thotë inspektorëve në Strumicë: T’u thoni se mielli është kancerogjen
- LEXO: “Bombë”: Stavrevski për drejtorët e VMRO-së: Po të mos ishte Mile, drejtorët nuk do të punonin fare
- LEXO: “Bombë”, Jankulloska për fushatë partiake ka kontrolluar nëse gruaja e Cërvenkovskit ka shtëpi në Kroaci
- LEXO: “Bombë”, Jankulloska dhe Protogjer: Patjetër t’i padisim gazetarët, nuk mund të luftojmë me A1
- LEXO: Kryetari i ri i KSHZ-së, Derkovski dëgjohet në “bomba” se si ka marrë urdhra nga Janakieski për ditën e votimit
- LEXO: “Bombë”, Jankulloska dhe Protogjer: Patjetër t’i padisim gazetarët, nuk mund të luftojmë me A1
- LEXO: “Bombë”, Protogjer e shan dhe ofendon avokatin e Mijallkovit, Shvrgovski
- LEXO: Bombë në “Titanik”: Le të punojë për ne në zgjedhje, ose do të fluturojë nga puna!
- LEXO: “Bombë”: Në qendër përveç banorëve të Pustecit kanë votuar edhe votues të Gazi Babës dhe Kavadarit