Gjashtë persona ndalohen për komplotin rreth vrasjes së Macronit

Zyrtarët kanë njoftuar se gjashtë persona janë arrestuar në Francë nën dyshimet për kryerje të një sulmi “të dhunshëm” kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, transmeton REL.

Individët, që është raportuar të jenë pesë burra dhe një grua janë zënë nga shërbimet franceze të sigurisë në verilindje dhe juglindje të Francës.

Burimet gjyqësore kanë thënë se një hetim është duke ndodhur aktualisht meqë duket se ka lidhje “terroriste kriminale”.

Detajet e të dyshuarve dhe komploti i supozuar ende nuk janë bërë të ditura.

Të dyshuarit është raportuar të kenë qenë nën vëzhgim nga Agjencia për Siguri të Brendshme.

Ky lajm vjen pasi Macron është duke realizuar vizita në veri të Francës, teksa afrohet shënimi i përvjetorit të 100-të i përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Vitin e kaluar, një 23 vjeçar është akuzuar për organizim të komplotit për vrasje të Macronit në paradën e 14 korrikut për ceremoninë e shënimit të Ditës Bastille.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button