Policia franceze zmbraps planin për sulm ndaj presidentit Macron, gjashtë të arrestuar

Gjashtë persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve preliminare ndaj një plani për sulm mbi presidentin francez, Emmanuel Macron, ka thënë një zyrtar i afërt me hetimet.

Burimi ka bërë të ditur se forcat franceze të sigurisë i kanë arrestuar gjashtë personat, të dyshimtë se e kishin ndërmarrë një plan “jopreciz dhe të përgjithësuar” për “veprim të dhunshëm” kundër presidentit.

Kanali televiziv francez, BFM TV ka raportuar se gjashtë të arrestuarit ishin pjesëtarë të së djathtës ekstreme, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, transmeton Koha.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button