Liqeni i Treskës do të hapet për përdorim turisitk

Për pastrimin e shtratit të liqenit të Treskës, janë shpenzuar mbi 200.000 euro, ndërsa problemi kryesor pse liqeni nuk është funksional, janë ujërat e ndotur të liqenit të Treskës, theksojnë nga autoritetet e qytetit.

Prej këtu informojnë se ekzistojnë analiza të cilësisë dhe pastërtisë së ujit të cilat derdhen në liqenin e Treskës, ndërsa janë bërë tentime që të sillet ujë i pastër në liqe edhe përmes gërmimit të bunareve, të cilat për fat të keq u tregua si të pamjaftueshme për të mbushur liqenin.

“Qyteti i Shkupit në këtë moment përpilon Studim për partneritet privat publik, gjegjësisht bëhet gati dokumentacion tenderi për zgjedhje të ofruesit më të përshtatshëm. Me këtë hap konsiderojmë se do të vijmë deri të zgjidhja përfundimtare për funksionimin e liqenit të Treskës”, theksojnë nga qyteti Shkupit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button