FRI – Kërçovë u bashkua për Ditën e Bedrit

Manifestimi përkujtimor i Ditës së Bedrit organizuar nga dega e FRI – së në Kërçovë, në vete përmblodhi një sërë aktivitetesh ku para se të shtrohej iftari, u këndua pjesë kur’anore nga Xhabir Emini, anëtar bordit drejtues të FRI-së. 

Fjalën përshëndetëse e mori nikoqiri i këtij organizimi, kryetari i degës së FRI-së z. Muhamed Mehmedi, i cili përtej faleminderimeve, përzgjodhi të flasë edhe për vlerat e Ahlakut (moralit) të njeriut, duke e ndërlidhur gjithë këtë me thënie të profetit a.s. “Morali i mirë është vepra më e rëndë që do të peshojë në Ditën e Gjykimit” – është ky një hadith profetik. 

“Islami nuk është organizatë e as parti politike, por është fe që kërkon t’i bësh ibadet Allahut xh.sh.” – shtoi ndër të tjera Mehmedi. 

Përkrahës financiar i iftarit të shtruar në restorant Victoria në Zajas ishte Sulejman Ademi dhe në mungesë të tij, kordinatori i FRI-së Muhamed Mehmeti në shenjë respekti ndau mirënjohje për djalin e tij, Miftar Ademi.Minutat e fundit para iftarit, të pranishmit i kaluan duke dëgjuar ilahi nga zëri kumbues i Halit Ahmetit. 

Pas namazit të teravisë, në Xhaminë e Zajas Teqes, xhemati pati rastin të ndjekë një ligjeratë nga imami i kësaj xhamie Qamil Rushiti me temë: “Bedri dhe mësimet e Bedrit”, ku në tërësi u fol për vlerat që barti kjo betejë. Në Betejën e Bedrit ka marrë pjesë edhe vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Allahu i Madhërishëm këtë betejë në Kur’an e ka qujatur: “Dita e ndarjes”, sepse në këtë betejë u nda e vërteta nga e pavërteta dhe rruga e drejtë nga rruga e shejtanit..
Përveç kësaj ngjarjeje, muaji i Ramazanit është i mpleksur edhe me shumë ngjarje të tjera historike, ndër më të rëndëishmet edhe shpallja e librave hyjnorë që iu bë profetëve nga ana e Zotit Fuqiplotë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button