Tetovë: Filloi pastrimi i deponisë

Edhe pse me një ditë vonesë, megjithatë ka filluar sot bartja e mbeturinave nga deponia e Tetovës.  

Sipas informatave nga Komuna e Tetovës, përveç ndërmarrjes publike për bartjen e mbeturinave është angazhuar edhe një firmë private, e cila do t’i bartë ato për në Rusino. 
Mirëpo disa orë punëtorët nuk kanë mundur të bartin mbeturinat, për shkak të disa personave të pandërgjegjshëm të cilët iu kanë vënë zjarrin.

“Besojmë që për dy apo tri ditë totalisht do pastrohet deponia e qytetit. Përpos ndërmarrjes publike komunale ‘TETOVA’ kemi angazhuar edhe një firmë private për bartje të mbeturinave” thanë nga zyra për informim nga komuna e Tetovës.

Para disa ditëve Portalb publikoi lajmin për rishfaqjen e problemit të deponisë në Tetovë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button