Thaçi në iftar me Erdogan Saraç bisedë për bashkëpunim

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi organizoi Iftar dhe priti në takim një delegacion të Lëvizjes për Bashkim Kombëtar të Turqëve (LBKT) të kryesuar nga Kryetari i partisë Erdogan Saraç.

Në këtë takim si që lajmërojnë nga PDSH, është biseduar për situatën aktuale politike, zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe për mundësitë e bashkëpunimit reciprok mes Partisë Demokratike Shqiptare dhe LBKT-së së z.Saraçit.

Dy palët janë dakorduar që ky bashkëpunim mes dy partive politike do të vlejë jo vetëm për zgjedhjet lokale të vitit 2013 por edhe në plan më afat-gjatë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button