Kryeministrja e Serbisë: Shkëmbimi i territoreve nuk do të mjaftonte për marrëveshje paqësore

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendi i saj dhe Kosova janë larg arritjes së një zgjidhjeje paqësore, pavarësisht vullnetit për të diskutuar edhe për shkëmbim të territoreve si rrugë për këtë.

Ajo ka thënë se as shkëmbimi i territoreve në mes të dy vendeve nuk do të mjaftonte që të arrihej kjo marrëveshje paqësore.

“Kutia e Pandorës është hapur saktësisht 10 vjet më parë, kur vende të ndryshme njihnin pavarësinë  e Kosovës. Çfarë po provojmë sot të bëjmë është që ta mbyllim këtë kuti. Nuk mund të thuhet se 10 vjet më parë kemi qenë gati për ndryshim të kufirit dhe nuk mundemi as sot që të flasim për këto ndryshime”, ka thënë Bërnabiq për Financial Times, përcjell Klan Kosova.

“Nëse arrihet zgjidhja përfundimtare, duhet të jemi më gjithëpërfshirës. Duhet të përfshihen edhe të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, bashkëpunimi ekonomik, bashkëpunimi afatgjatë në mes të shqiptarëve dhe serbëve, mësimi i gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, kishat dhe manastiret”.

“Por mendoj se ne nuk jemi as afër arritjes së marrëveshjes”.

Bërnabiq ka theksuar se shteti i Serbisë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

“Nëse ata e mendojnë këtë, se Serbia do ta njohë Kosovën, është e qartë se nuk do të ndodhë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button