“Civil” dënon promovimin e armëve nga ARM

“Civil” në mënyrën më të ashpër dënon promovimin e kultit ndaj armëve, kësaj radhe prej një institucioni të rëndësishëm qeveritar, Ministria e Mbrojtjes, pohojnë nga Organizata joqeveritare.

“Gjatë shënimit të jubileut dhe ditës së ARM-së gjatë javës së kaluar, armët ishin të arritshme për fëmijët dhe të rinjtë. Vlerësojmë se vet prezantimi i armëve është problematik, ndërsa arritshmëria e armëve deri të fëmijët dhe të rinjtë në këtë manifestim është skandaloz dhe i palejueshëm. Në kohë kur Maqedonia përpiqet për kontroll të armëve dhe tejkalimin e kultit ndaj armëve, sjellja e tillë e Ministrisë dhe Armatës tregon se këto përpjekje janë vetëm declarative. Besojmë se ekzistojnë shumë mënyra që më ndryshe të promovohet Armata dhe t’u afrohet të gjitha grupmoshave në vend, por nëse ka mënyrë e cila nuk guxon të lejohet është pikërisht mënyra e cila u bë në këtë manifetsim”, deklaruan nga “Ciivil”.

Apelojmë deri te Ministria e Mbrojtjes, theksojnë nga “Civil”. Apelojmë deri te Ministria e Mbrojtjes dhe deri te të gjitha institucionet relevante në shtet që të ndalen me praktikat e tilla për të mirën e gjeneratave të ardhshme, apelojmë prindërit që t’i mbajnë fëmijët sa më larg armëve dhe në të ardhmen, kur institucionet ta harrojnë atë, ata vetë të jenë të vetëdijshëm dhe të mos i marrin me vete fëmijët në kësisoj manifestimesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button