Edhe pse do të hyjë në burg, Gruevski do të vazhdojë të jetë deputet?

Shumica parlamentare nuk i ka 80 vota “për”, kurse Rregullorja thotë se në rast se ato nuk janë siguruar, mandati prej deputeti Nikolla Gruevskit do të mund t’i merret pas mungesës gjashtëmujore në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Një ditë para mbajtjes së seancës për Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit kryetari, Pavlle Bogoevski nuk deshi të parashikojë se si do të jetë vendimi final, pasi që për të do të vendoset në seancë plenare.

“Nuk është e hijshme të spekuloj se si do të jetë rezultati i votimit, pres debat konstruktiv ku si komision do të verifikojmë se a do të propozojmë vendim deri te Kuvendi, në të cilin do të potencojmë se a ka, ose jo elemente për marrje të mandatit të Gruevskit”, tha Bogoevski.

Pas marrjes së vendimit nga Komisioni, ai kalon në seancën plenare të parë në radhë, dhe për miratim duhet vota “për” e 80 deputetëve.

Meqë shumica parlamentare nuk i ka 80 votat, sepse 8 deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë deklaruara se nuk do të votojnë “për”, atëherë mundësia tjetër për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski është mungesa gjashtëmujore në punën e Kuvendit të Maqedonisë.

Prej nesër do të mund të vendoset për imunitetin e deputetit të Nikolla Gruevskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button