Tetovë, qytetarët protestuan kundër hapjes së kazinove
Qindra qytetarë të lagjes “Teqe” të Tetovës sot me pankarta në duar dhe thirrje anti-bixhozi, kanë shprehur revoltën e tyre për hapjen e kazinove nëpër lagjet e Tetovës, njofton Portalb.mk.
Ata sot kërkuan nga organet kompetente që të parandalojnë mbushjen e Tetovës me objekte ku luhen lojërat e fatit, ndërkaq rekomandojnë që të njëjtat të zhvendosen larg vendbanimeve ose në të kundërtën përsëri do të dalin në protestë.
Paraprakisht, gjegjësisht të hënën qytetarët e pot ë njëjtës lagje kanë protestuar pasi që u paralajmërua hapja e një kazinoje 30 metra në afërsi nga një shkollsë.
Ndryshe, në Tetovën e dy universiteteve, në Tetovën e selive të partive politike… në mënyrë legale me amimin e shtetit funksionojnë mbi 50 kazino dhe dyfish më shumë bastore, të vendosura vend e pa vend, afër shkollave, institucioneve shtetërore, në zemër të qytetit duke zaptuar lokalet më atraktive duke tërhequr edhe fëmijë të mitur.