Egjipt, vazhdon arrestimi i anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane

Autoritetet egjiptiane arrestuan sot nëntë persona, nga të cilët shtatë gra, thonë burime nga Vëllazëria Muslimane e ndaluar në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga organizata në fjalë thanë për AA se arrestimet janë bërë në Kajro dhe në Giza, në orët e hershme mëngjesin e sotëm, për të shtuar se nuk kanë informata për vendndodhjen e tyre.

“Në mesin e grave të arrestuara, është edhe Aisha, e bija e zëvendës kryetarit të Vllazërisë Muslimane, Khairat al-Shater, e cila është arrestuar bashkë me burrin e saj”, tha avokati, Mohamed Abu Hurayrah.

Sipas tij, janë arrestuar edhe Bahaa Ouda, vëllai i ish-ministrit për Furnizime, Bassem Ouda i cili gjithashtu ndodhet në burg si dhe Hoda Abdel-Moneim, një figurë e shquar opozitare, ish-anëtare e Këshillit për të Drejtat e njeriut në Egjipt.

Autoritetet e Egjiptit akoma nuk kanë konfirmuar arrestimet e fundit.

Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Morsi, u përmbys nga pushteti përmes një grusht shteti ushtarak në vitin 2013. Që atëherë, autoritetet egjiptiane kanë nisur operacione ndaj mbështetësve të tij dhe grupit të tij Vëllazëria Muslimane, duke vrarë qindra dhe duke burgosur mijëra të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button