Kumanovë, zjarri përshkoi Tabanocin dhe Bedinjën

Bashkë me temperaturat e larta që po shënojnë rritje çdo ditë, po rritet edhe numri i zjarreve në territorin e Komunës së Kumanovës. Kësisoj gjatë orëve të mbrëmshme njësitet e zjarrëfikësve të Kumanovës, arritën të lokalizojnë dy zjarre.

Në të dy rastet bëhet fjalë për djegie të sipërfaqeve me bari të thatë. Zjarri i parë u regjistrua në fshatin Tabanoc afër kufirit, në një arë me bari të thatë, kurse zjarri i dytë shpërtheu përskaj rrugës në rrugën e lagjes Bedinjë. Në të dy rastet njësitet e zjarrëfikësve kanë intervenuar me kohë dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarret duke evituar pasoja më të mëdha pasiqë bëhet fjalë për bar thë thatë dhe ka mundur të përhapet me shpejtësi të madhe.

Ndryshe gjatë kësaj vere në territorin e Kumanovës janë regjistruar mbi 25 zjarre, me ç’rast janë djegur edhe shtëpi, lokale të ndryshme dhe depo, kurse numri më i madh i zjarreve janë në sipërfaqe të hapura./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button