Shitet truall shtetëror në Aerodrom

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shpalli konkurs për shitje të truallit ndërtimor me sipërfaqe prej 1.942 metra katror për ndërtimin e ndërtesave në komunën e Aerodromit.

Çmimi fillestar i ankandit publik do të kushtojë 4.300 denarë për një metër katror, ndërsa fletëparaqitjet për pjesëmarrje mund të dorëzohen deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më së voni deri më 30 e këtij muaji.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë personat fizik dhe juridik që i plotësojnë kriteret e parapara në shpalljen publike. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button