Dikush e keqpërdori tragjedinë e Restelicës

Tragjedia e Restelicës është shfrytëzuar edhe për përfitime materiale. Të paktën kështu dyshon gjyshi i Amsera Rekës, Kamer Balje, i cili thotë se janë mbledhur para në emër të familjes së tij, para të cilat nuk i ka marrë asnjëherë. Edhe pse organet e rendit ende nuk kanë nisur të merren më këtë, Policia shpreh gatishmëri për hetimin e këtij rasti, raporton KTV-ja.Ai që përkujdeset tash për të mbijetuarën, mbesën e tij, Kamer Balje dyshon se dikush ka mbledhur para në emër të familjes së tij.

Megjithëse është thellë i prekur nga kjo, ai ka hezituar ta paraqesë rastin në Policinë e Kosovës, në pritje të ardhjes së fondeve që janë mbledhur pa dijeninë e tij.

Kamer Balje thotë të ketë biseduar me zyrtarë policorë dhe se është në pritje të plotësimit të disa informatave për të paraqitur rastin në Polici që do t’i hapte rrugë hetimit të këtij rasti.

KTV-ja merr vesh se dyshohet që edhe në fshatrat përreth Restelicës ka pasur persona që kanë mbledhur ndihma, kinse për të ndihmuar ata që e pësuan nga tragjedia e shkurtit të sivjetmë.

Në tragjedinë e shkurtit të këtij viti humbën jetën 10 persona, pasi një ortek bore shkatërroi dhjetëra shtëpi në Restelicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button