Danev nuk do të jetë më koordinator i deputetëve të VMRO-DPMNE-së

Në formimin eventual të një grupi të ri të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, deputeti Dragan Danev nuk do të jetë më udhëheqës i  deputetëve, ka njoftuar Danev sot në konferencë për media në Kuvend, njofton Portalb.mk.

Koordanitaroi i deritanishëm i dhjetë deputetëve të VMRO-DPMNE-së në pyetjet e gazetarëve lidhur me propozim ligjin e VMRO-DPMNE-së për aminsti, tha se nuk do të jetë koordinatorë i grupit të ri të deputetëve, megjithatë nuk dha shpjegim se pse tërhiqet nga ky post.

Siç mëson portali SDK, jo zyrtarisht Danev është i nervozuar me ndodhitë e fundit në parti siç është votimi për ndryshimet kushtetuese, si dhe qërimin e hesapeve në mes bashkëpariakve. Megjithatë edhe përskaj kësaj nga VMRO-DPMNE janë duke tentuar që ta bëjë pishman Danevin me qëllim që të mbetet koordinator i grupit të deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button