Tuna dhe Patrisi rrëfejnë për herë të parë, ku dhe si u njohën

Lajmi i lidhjes së tyre ishte i befasishëm, ashtu sikurse edhe më tej pak muaj më vonë lajmi i shtatzënisë. Tuna dhe Patrisi tashmë jetojnë një marrëdhënie dashurie prej rreth 3 vitesh, dhe janë bërë prindër të Tianit. Por si u njoh një prej çifteve më të komentuar të showbiz-it?

Këngëtarja shkupjane dhe artisti nga Kosova ishin të ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin”’ ku folën për marrëdhënien e tyre, ardhjen në jetë të djalit, krisjen mes Tunës dhe  të kunatit Robertit, e po ashtu ata rrëfyen edhe njohjen e tyre, që mesa duket paska qenë palestra që e ka bërë bashkë çiftin e famshëm, shkruan Bordo.al.

“Ne kemi shumë kohë që njihemi në fakt. Por në palestër ka lindur diçka mes nesh, sepse prej kur e njoh Tunën në palestër e shoh. Ne kemi një moto: Ha natën, shkrij ditën. Pra mëngjesin e nisim me një vakt dietik dhe e mbyllim me një picë”: tregoi Patrisi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button