Prokuroria: Dy persona kanë tentuar ta vrasin një person në fshatin Batincë

Prokuroria Themelore Publike Shkup nëpërmjet një komunikate dërguar në media njofton se ka sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër dy personave për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “tentim për vrasje” nga neni 123, paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Personat dyshohen se me 22.10.2018 në fshatin Batincë me paramendim kanë tentuar ta privojnë nga liria e jetës një person. Domethënë, deri sa personi ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturën e tij BMW me targa të Gjermanisë dhe është ofruar në afërsi të varesave, dy të dyshuarit kanë gjuajtur me armë automatike kah ai.  Personi së pari është ndalur në veturë, por kur të dyshuarit i janë ofruar me armë në duar, ai e ka ndezur veturën dhe ka ikur. Një nga personat e dyshuar është privuar nga liria, ndërsa i dyshuari tjetër nuk është i kapshëm për organet e rendit dhe për të Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur flet-arrest qendror”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button