Sela: Të bëjmë pajtimin shqiptaro-maqedonas, në vend të faljes së dhunuesve të 27 prillit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot nëpërmjet një konference për shtyp ka njoftuar se është kundër idesë për falje apo amnistim të të përfshirëve në rastin e dhunës së 27 prillit të vitit në Kuvendin e Maqedonisë ku pas votimit të kryeparlamentarit të ri, qytetarë huliganë me maska vërshuan sallat e shtëpisë legjislative ku demoluan gjithçka, por edhe rrahën dhe keqtrajtuan gazetarë, punëtorë të shërbimeve kuvendore dhe deputetë e funksionarë, njofton Portalb.mk.

“Jemi kundër amnistimit të dhunuesve sepse përveç tjerash kjo do të ishte një shembull dhe praktikë e keqe, sepse vet akti i amnistimit do jepte porosinë që në të ardhmen pas ç’do vendimi që do miratojë Kuvendi, të futen njerëz në Kuvend dhe të rrahin e dhunojnë të zgjedhurit e popullit”, tha Sela.

Ai propozon që në vend të amnistimit të dhunuesve, partia e tij është e gatshme që të bëjë kompromise për një pajtim mes dy komuniteteve më të mëdha në vend maqedonasve dhe shqiptarëve, për barazi të plotë dhe gjithëpërfshirëse.

Aleanca është e gatshme të bëj kompromiset e saja, por me një marrëveshje shqiptaro-maqedonase që përfundimisht t’i mbyllim të gjitha çështjet e hapura e që janë treguar se janë burim i ndasive ndëretnike. Ne jemi për falje, por ajo të jetë një pajtim nacional mes maqedonasve dhe shqiptarëve të bazuar në një marrëveshje mes dy komuniteteve më të mëdha për një barazi të plotë dhe gjithëpërfshirëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button