Robertson deri te Mickoski: Dëshironi që shteti juaj gjithmonë të quhet IJRM
Ish sekretari gjeneral i NATO-s, Xhorxh Roberstson, është drejtuar në këshillin e Atlantikut me porosi nëse ka ardhur momenti që të gjithë në Maqedoni, të shohin kah e ardhmja dhe ta mbrojnë interesin nacional të shtetit, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Uashingtoni, përcjell Portalb.mk.
Ai e vizitoi Maqedoninë pak para mbajtjes së referendumit dhe zbuloi se në takimin me liderin e opozitës Hristijan Mickoski, ka insistuar në rëndësinë historike të momentit në të cilin ndodhet Maqedonia.
“U takova me zotëri Mickoskin, liderin e opozitës dhe i thash: Unë jam ekspert për opozitë, unë isha 18 vite në opozitë si politikan, para se të kthehemi në pushtet, dhe e di se përse kemi qenë në opozitë. Sepse nuk e vendosnim interesin e shtetit para interesit partiak”
“Dhe i thash, kushtoni rëndësi ardhmërisë së shtetit tuaj- apo dëshironi që ajo të quhet përgjithmonë IJRM?”, ka deklaruar Robertson.
“Vendimi që duhej të merret me referendumin do të kishte efektin që të fshihet fjala “IJRM” nga harta e botës. Kjo është diçka për të cilën i ja ka vlejtur të bëhet. Nëse dëshironi të flisni për identitet nacional, atëherë fjala “IJRM” plotësisht e minimizon identitetin tuaj”, ka thënë mes tjerash Robertson.