Femra mes nderimit të islamit dhe nënçmimit të injorancës

Gruaja në islam ka një status të lartë të cilin asnjë fe dhe shoqëri nuk e ka arritur, sepse nderin që i jep Islami njerëzimit përfshin burrin dhe gruan njëlloj. Ata janë të barabartë nën sundimin e Allahut në këtë botë dhe do të jenë të barabartë me përkujdesje në shpërblimin dhe dënimin e Tij në botën tjetër. Allahu thotë:

“Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit…” (El-Isra, 70).

“Meshkujve u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit, por, edhe femrave u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit…” (En-Nisa, 7)

“Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumëpërgjegjësie) mbi ato.” (El-Bekare, 228)

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin….” (Et-Teube, 71)

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetërpërveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (El-Isra, 23-24)

Gjithashtu Allahu thotë: “Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër….” (Ali Imran, 195)

“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En-Nahl, 97)

“Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.” (En-Nisa, 124)

Nuk ekziston religjion, popull, shoqëri apo ligj i cili mund të krahasohet me nderin që gruaja ka në islam. Civilizimi Romak kishte vendim se gruaja ishte rob (skllav) që i përket burrit, e cila nuk kishte asnjë të drejtë. Në Romë një synod (këshill) i lartë u mblodh për të diskutuar çështjen e gruas dhe përfundoi që ajo ishte qenie pa shpirt dhe për këtë nuk do të trashëgonte jetë në botën tjetër dhe se ajo ishte e ligë.

Në Athinë gratë konsideroheshin plaçkë (pasuri e tundshme),ato shiteshin dhe bliheshin dhe konsideroheshin të liga, prodhimi djallit.

Ligji i lashtë i Indisë dilte në përfundimin se sëmundja,vdekja, ferri, helmi i gjarprit dhe zjarri, të gjitha këto ishin më të mira se gruaja.

Jeta e saj mbaronte kur burri – apo pronari i saj, vdiste. Kur shihte se si trupi i tij digjej, ajo duhej të hidhej në flakë, në qoftë se nuk e bënte këtë, ajo do të ishte e mallkuar nga të gjithë.

Në qoftë se vështrojmë statusin e gruas në hebraizëm, vendimi dhe statusi i saj në Dhiatën e Vjetër është siç vijon:

“Dhe fillova të mendoj për të kuptuar, të hetoj dhe të gjurmoj mençurinë dhe konspektin e gjërave dhe të kuptoj idiotësinë e keqdashjes dhe marrëzinë e budallallëkut, Gruan e gjej më të hidhët se vdekja, e cila është kurth. Zemra e së cilës është grackë, e duart e së cilës janë zinxhir…” (Ecclesiastes 7:25-26 – versioni i ri internacional)

Është e ditur se Dhiata e Vjetër respektohet dhe besohet ngafetë më të mëdha në botë, ato hebre dhe të krishterët. Kjo ishte situata dhe statusi i femrës në kohët antike.

Ndërsa sa i përket situatës së saj në mesjetë dhe në kohët moderne, kjo do të sqarohet në vazhdim:

Shkrimtari Danez Vieth Kordsten sqaron këndvështrimin e kishës katolike ndaj gruas. Ai thotë: “Gjatë mesjetës gruas i është dhënë përkujdesje e vogël, duke përcjellë mësimet e kishës katolike e cila e konsideronte gruan krijesë e klasës dhe rangut të dytë”. Në Francë një këshill në vitin 586 vendosi të hulumtojë mbi çështjen e gruas, se a do të numërohej femra si qenie njerëzore apo jo. Pas disa diskutimeve ata vendosën se ajo ishte qenie njerëzore, por e krijuar që t’i shërbejë mashkullit.

Në ligjin e Francës, neni 217 shkruan siç vijon: “Një grua e martuar – edhe në qoftë se martesa e saj bazohet me kusht që të ndahet çfarë i takon asaj dhe çfarë i takon burrit të saj – nuk i lejohet të japë asgjë si dhuratë apo të transferojë diçka nga prona e saj, ose të marrë në pronësi diçka, qoftë ajo për shpagim ose tjetër send, pa pasur pjesë burri i saj në kontratë ose të pajtohet me kontratën me shkrim.”

Në Angli, Henri VII ia ndaloi gruas Angleze ta lexojë Biblën. Deri në vitin 1850 gruaja nuk llogaritej qytetare dhe deri në vitin 1882, gratë nuk kishin asnjë të drejtë personale. (Silsilat makaarinah al-Adyaan, nga Dr. Ahmad Shalaby, vol. 3, p. 210-213)

Sa i përket gruas bashkëkohore në Evropë, Amerikë dhe nga vendet e tjera industriale, ajo është krijesë e cila është e degraduar dhe e abuzuar për qëllime komerciale. Ajo është tipar e fushatave reklamuese dhe gjërat kanë arritur në atë fazë, saqë ajo zhvishet për të reklamuar produktet nëpër pllakate dhe ajo shet dhe ekspozon trupin e saj sipas një sistemi të shpikur nga meshkujt, kështu ajo nuk është asgjë më tepër se një objekt kënaqësie për ata në çdo vend.

Gruaja është e respektuar derisa mund të japë dhe të kontribuojë fizikisht dhe mendërisht. Kur ajo të plaket dhe nuk ka më se çfarë të japë, shoqëria, individët dhe institucionet e braktisin atë dhe ajo jeton vetëm në shtëpinë e saj apo në spital mental.

Krahaso këtë – dhe pse nuk ka krahasim – me çfarë na mësonKurani Famëlartë, në të cilin Allahu thotë:

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin….” (Et-Teube, 71)

“Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato.” (El-Bekare, 228)

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuajatyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (El-Isra, 23-24)

Pasi Zoti i saj e ka nderuar në këtë mënyrë, është e qartë për gjithë njerëzimin se Ai e ka krijuar atë që të jetë nënë, bashkëshorte, bijë dhe motër, kështu Ai urdhëroi ligje të cilat i kushtohen ekskluzivisht gruas dhe jo burrit./portalb/

Shkruan: Hoxhë Abdyl Fuga

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button