Frankfurter Allgemeine Zeitung: Greqia bën “gjynah” me Maqedoninë

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila ka analizuar kontestin e Maqedonisë me Greqinë në aspektin historik, ka shkruar se Politika e jashtme greke po tenton ta përmirësojë imazhin e prishur të shtetit, por edhe krahas kësaj vëmendja e diplomacisë së Athinës është edhe më tej e drejtuar nga armiku kryesor i politikës së jashtme, ndaj fqinjit me dy milionë banorë, anëtarësimin e së cilës në BE dhe NATO, Athina e pengon me të gjitha mjetet. 

“Shkaku për irritimin e diplomacisë athinase gjatë përmendjes së pakicës së Maqedonisë duhet të kërkohet në të kaluarën. Në Greqi në vitin 1949 ka ndodhur përndjekje etnike, e cila deri më sot nuk është përpunuar me të vërtetë. Para pothuaj saktë një shekulli, në Luftën e parë Ballkanike Greqia okupoi një pjesë të madhe të rajonit historik të Maqedonisë nga Perandoria Otomane.

Pjesa tjetër, e a.q. Maqedonia e Vardarit përfundimisht i takoi Jugosllavisë dhe një pjesë e vogël (‘Maqedonia e Pirinit’) Bullgarisë. Grekët në pjesë të mëdha të territorit të sapookupuar ishin pakicë. Veçanërisht rajoni veriperëndimor kufitar drejt Jugosllavisë u popullua me fshatarë sllovenë. Shumica prej tyre, duke u përkujtuar në skllavërimin në Greqi, në luftën civile greke u ndalën në anën e komunistëve, që e paguan shtrenjtë. Dhjetëra mijëra duhej të arratiseshin dhe nuk guxonin më ndryshe nga ‘grekët e pastër’ refugjatët të kthehen asnjëherë”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, transmeton DW./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button