Zëdhënësi i Fyles: Nuk i komentojmë deklaratat e Ivanovit

Nuk dëshirojmë të komentojmë deklarata të politikanëve dhe shkrime në media, tha Peter Stano, zëdhënës i Evrokomesarit për zgjerim Shtefan Fyle, pas deklaratës së djeshme të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov, i cili nga Meçkin Kamen paralajmëroi se nuk do të pranon asnjë raport nga institucionet ndërkombëtare në të cilën kombi dhe gjuha nuk përmenden si “Maqedonase”.

“Ne përcjellim se çka ndodh në Maqedoni, çka deklarohet, sepse ajo është e nevojshme për portofolin e këtij vendi. Por, ne kemi qëndrim të qartë se nuk komentojmë deklarata të politikanëve, komente të tyre dhe interpretime të deklaratave të dikujt në media. Qëndrimi jonë është shumë i qartë, ajo është se në lidhje me gjetjen e zgjidhjes së problemit me emrin është me rëndësi të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, për çka i përkrahim Kombet e Bashkuara, nën mbikëqyrjen e së cilëve zhvillohet ky proces” – tha zëdhënësi i Fyles në brifingun e rregullt të Komisionit Evropian./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button