Katy Perry në lidhje me John Mayer?

Këngëtarja dhe këngëtari kanë shkruar së bashku këngë, por për shkak të kimisë shumë shpejt iu lëshuan ndjenjave. Romancën e tyre e kanë zbuluar gjatë një vizite të fundit në një klub në Los Angeles, ku nuk kanë mundur t’i hiqnin duart nga njëri-tjetri. Mbrëmjen e ardhshme kanë shkuar për pica dhe pastaj në shtëpinë e Katy, ku kaluan natën së bashku.

Marrëdhëniet e tyre,me sa duket, nuk janë serioze, sepse këngëtarja e bukur veç disa ditë po pushon në Miami me miqtë, ndërsaMayer, i cili para Katy ishte i dashuri i Jennifer Aniston dhe Taylor Swift, duket se nuk është në horizont.

Katy Perry pas një martese 14 mujore me britanikun, Russell Brand, ditë më parë edhe zyrtarisht i kanë dhënë fund kurorëzimit të tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button