Strugë, zjarr në xhaminë “Mustafa Çelebi”

Në orët e vona të së shtunës mbrëma, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin xhamisë “Mustafa Çelebi”në Strugë, por pa pasoja të mëdha për këtë objekt fetar. 

Nga zjarri i vënë janë djegur vetëm tendat që u shërbejnë për hije dhe strehë besimtarëve myslimanë të Strugës, të cilët janë të detyruar të falin namazin nën qiell të hapur përderisa të rindërtohet plotësisht xhamia, e cila në këtë qytet rezulton më e vjetra. 

Sipas informatave që jep policia, zjarri është shkaktuar pas largimit nga xhamia të besimtarëve që kishin falur namazin e jacisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button