5,5 milionë euro për mbështetje dhe zhvillim të fshatrave

Qeveria do të paguajë 5,5 milionë euro për mbështetje dhe zhvillim të fshatrave, për blerjen e mekanizmit bujqësor dhe pastrimin e kanaleve, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar, Aleksandar Gjorgjiev.

Ai sqaroi se do të paguhen 2 milionë euro për mbështetje të fshatrave në Maqedoni, përkatësisht do të realizohen 45 projekte konkrete në 37 komuna.

Mjetet do të përdoren për ndërtimin e rrugëve të fshatrave jo më të gjata se 1 kilometër, për ura të fshatrave, rrugë të kalueshme deri tek arat dhe qasje deri te toka bujqësore, si dhe për urbanizim të pjesëve qendrore të fshatrave.

“Pagesa do të zhvillohet në etapa varësisht nga zbatimi i projektit. Pas përfundimit të projektit do të ketë pagesë komplete. Janë përfshirë të gjitha komunat nga i tërë vendi, pa dallim të përbërjes së popullatës, apo përkatësisë politike të kryetarit të komunës”, theksoi Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button