Gruevski filloi të mbledh vota tek pensionistët

Mbledhja e makinerisë elektorale për zgjedhjet lokale vazhdon në VMRO-DPMNE-në qeveritare. Qeveria tani do të mbledh votat e pensionistëve.

Kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëroi se nga 1 janari, pensionistët të cilët marrin pensione të vogla nga pensioni mesatar në shtet do të mjekohen pa pagesë.

Ai u lavdërua se krahas rritjes së pensioneve në të kaluarën dhe shkuarjen falas në banjë, kjo është edhe një masë me të cilën u ndihmohet pensionistëve, e cila masë paraqet përmbushje të premtimit zgjedhor.

“Pensionistët që marrin pension më të vogël se ajo mesatare, do të fitojnë mjekim tërësisht falas spitalor pa pagesë të participimit, terapi falas dhe gjëra tjera që i sëmuri mund t’i ketë edhe me të cilat mund të përballlohet. Participimi prej 20 për qind për mjekim spitalor nuk do të ekzistojë për të gjithë ata që kanë pension më të vogël se mesatarja. Ky ishte premtimi ynë zgjedhor i futur në programin të cilin ua ofruam qytetarëve, ndërsa tani vijon realizimi I tij”, theksoi Gruevski.

Ai shtoi se në ndërkohë Ministria e Shëndetësisë do të duhet të përgatis program special për zbatimin e kësaj mase qeveritare. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button