Zjarr në Zhelin, digjet mali

Sot rreth orës 13 në policinë e Tetovës më saktësisht në sektorin policorë të Grupçinit është paraqitur rast zjarri në rajonin e Zhelinës.

Nga zjarri janë përfshirë rreth 20 hektarë mal, ku deri me tani zjarri ende nuk është lokalizuar edhe përskaj pjesëmarrjes së shumë zjarrfikësve, në të cilën marrin pjesë 3 automjete dhe 8 zjarrfikës.

Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi thotë se deri më tash dy aeroplan të Sektorit për mbrojtje dhe shpëtim ka pasur 3 fluturime për fikjen e zjarrit ndërsa banorët lokal dhe kompanitë private kanë kanë dalë në ndihmë, deri tani nuk ka vendbanime të rrezikuara por tentohet të bëhet shuarja e zjarrit në kodrën që ka dalje në fshatin Dëbërc, Izairi në bidesë telefonike për Tv Kohën thotë se i ka lajmëruar të gjithë institucionet e nevojshme për të lokalizuar këtë zjarr , vlen të theksohet se për fat të mirë të mbjellat në këtë rajon nuk janë të dëmtuara por vetëm një pjesë e malit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button