Daçiq pranon: Kosova kusht për në BE

Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se beson se ndarja e Kosovës është një nga zgjedhjet më të mira të mundshme, por çështje është se sa kjo temë është aktuale për bashkësinë ndërkombëtare dhe për shqiptarët dhe ka shtuar se nuk ka biseduar me kryetarin serb Nikoliq për planin e tij rreth Kosovës. 

Në intervistën për Deutsche Welle ai ka thënë se në marrëdhëniet e Serbisë me BE e vetmja çështje kontestuese ka mbetur Kosova.

“Ekziston pjesa e përgjithshme që ka të bëjë me përparimin e Serbisë dhe ajo do të definohet në raportin e Komisionit  Evropian në tetor. Pavarësisht nga kjo, duhet të përfundojnë çështjet që në dhjetor janë përmendur për Kosovën”, ka thënë Daçiq, transmeton FoNet.  

“Aty mendohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, bisedimet për rrymën dhe telekomunikacionin, veprimin EULEX-it dhe të KFOR-it e të institucioneve të tjera në tërë territorin por edhe për fillimin e dialogut politik për të cilin Nikoliq ka thënë se nuk është kontestues që të zhvillohet edhe në nivelin më të lartë shtetëror”, ka theksuar Daçiq.

Ai ka vlerësuar se ky dialog do të konfirmonte që marrëdhëniet të rregullohen ashtu që të mos prishte rruga e Serbisë për në Evropë por edhe që Beogradi të arrijë në situatën që me vepra të njohë pavarësinë e Kosovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button