Limaj thotë se në Bruksel do të diskutohet për të pagjeturit  

Nga një tubim partiak në Prizren, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka dërguar mesazhe kundër negocimit të territorit dhe një qasje të re në dialogun me Serbinë.

Njeriu i propozuar për udhëheqje të dialogut në Bruksel ka thënë se në vend të territorit, në kryeqendrën e Evropës do të diskutohet për të pagjeturit dhe do të kërkohet dëmshpërblim lufte nga Serbia, raporton KTV.

Pasi e ka quajtur “dialog me duar në xhepa” atë të deritashmin, ka thënë se atje do të shkohet me rreth 30 kërkesa.

Ndërsa i ka ftuar të gjitha partitë politike në vend, të mos shajnë por të marrin përgjegjësi në këtë proces, para se të bëhet vonë.

Limaj ka thënë se Kosova kurrë nuk do të pranojë “republikën srpska” të maskuar me petkun e asociacionit me kompetenca shtesë.

Nga kryeqyteti historik, zëvendëskryeministri Limaj tha se deri në fund të muajit nëntor, Kosova do të ketë ushtrinë sipas ligjit.

Anëtarësimi në Interpol dhe liberalizmi i vizave, sipas Limajt, janë dy gjëra tjera që qeveria pret të ndodhin së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button