E pabesueshme + 50.5 gradë celsius

Shok dhe mosbesim, të hutuar dhe duke komentuar “Nuk më besohet”. Kështu reaguan shkupjanët, të cilët sot vërejtën se termometri i madh në qendër të qytetit, në stacionin e autobusëve te “Rekord”-i  mati + 50.5 gradë.

Ata që patjetër e kishin të prisnin autobus në këtë stacion, nuk dinin çka të bëjnë. Një minutë zgjaste përjetësi, prej askund nuk fryen, s’ka ujë për pije, asfalti avullonte, ndërsa dielli pa mëshirë digjte.

Nga ana tjetër autoritetet kompetente, me këmbëngulësi pohojnë se ky aparat nuk tregon temperaturën e vërtetë të ajrit në qendër të Shkupit, dhe për ta +50 gradë nuk janë real.
Askush s’ka çka flet, fotoja tregon gjithçka. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button