Arifi: Edhe qytetarët duhet të kontribuojnë për Evropën

Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi, sot mori pjesë në punëtorinë “Dialog për Dialogun Aderues” të organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane (EPI). 

“Dialogu Aderues i Nivelit të Lartë është proces inkluziv që kërkon kyçje jo vetëm të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil, por edhe të gjithë shoqërisë dhe pikërisht për këtë, të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në realizimin  aktiviteteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian” tha Arifi.

Sipas saj është e nevojshme që ruhen standardet e plotësimit të obligimeve të fushave të Dialogut Aderues, meqë i njëjti është mundësi e shkëlqyer për angazhimin e të gjitha segmenteve në shoqëri.

“Qeveria ka përmbushur obligimin për përgatitjen e Raportit për rezultatet deritanishme të implementimit të Udhërrëfyesit operativ dhe dinamika e përgjithshme e realizimit po zhvillohet sipas planit”, theksoi zëvendëskryeministrja Arifi. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button