Sivjet në Maqedoni ka pasur më shumë turistë

Sipas Entit shtetëror për statistikë, gjithsej 60.775 turistë e kanë vizituar Maqedoninë në maj të këtij viti, ndërsa numri i bujtimeve arrin 142.912 që në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritut prej 8.3, gjegjësisht 10.4 për qind.

Numri i turistëve vendor në maj të vitit 2012 në krahasim me muajin maj të vitit 2011 është rritur për 7.6 për qind ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 8.8 për qind. Numri i bujtimeve të turistëve vendor është rritur për 6 për qind, ndërsa numri i bujëtimeve të turistëve të huaj për 14.1 për qind.

Në periudhën janar-maj 2012 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 5.8 për qind, tek turistët vendor ka rritje për 1.7 për qind, ndërsa tek të huajt 8.6 për qind. Numri i kujtimeve është rritur për 2.9 për qind, tek turistët vendor ka ulje prej 0.9 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button