Ndalesa për skuterë vlen prej sot

Në vend se nga 20 korriku, Qeveria solli vendimin që ndalesa për lundrimin e skuterëve në afat kohor prej orës 11 deri në orën 18 të fillojë që nga dita e sotme.

Kjo ndalesë i përket liqenit të Ohrit, të Prespës dhe atij të Dojranit dhe është e vendosur nga ana e Qeverisë si masë për mbrojtje të sigurisë të personave të cilët lahen në liqe, si dhe të personave tjerë të cilët janë pjesëmarrës në lundrim.

Mosrespektimi i kësaj rregulle dënohet me 6000-8000 euro për personat juridik dhe 800-2000 euro për personat fizik./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button