Cadillac ELR, një veturë e përkryer

Në sallonin e automobilave në Detroit në vitin 2009 është prezantuar Cadillac Converj, koncepti i cili i bëri për vete shumë adhurues të këtij premium brendi amerikan.
Coupe shumë tërheqës shumë shpejt mund të arrijë në treg dhe atë si premium versioni i forcuar i Chevrolet Volt-it.

Përndryshe, merret vesh që Converj në coupe që do të prodhohet do “të huazojë” pamjen e tij të jashtme dhe ai do ta ketë emërtimin ELR. Enterieri luksoz dhe pajisjet e pasura nënkuptohen pasi që bëhet fjalë për Cadillac, ndërsa këtu është edhe qarku i fuqishëm hibrid i tërheqjes.

Pritet që ELR në vend të motorit 1.4-litra nga Volt-i të fitojë motorin e fuqishëm 1.8-litra turbo me benzinë, litiumion bateritë të kapacitetit më të madh dhe elektromotorin më të fuqishëm. Të gjitha këto do të ndikojnë pozitivisht në performanca dhe autonomi dhe gjithsesi edhe në çmim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button