Opozita akuzon: Qeveria ta zbulojë borxhin ndaj kompanive

Ende nuk dihet sa mjete janë harxhuar për projektin grandioz “Shkupi 2014” ose sa qeveria u ka borxh kompanive. Kjo nuk mund të zbulohet edhe pse ligji për për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik është miratuar. Për të qenë më transparent, opozita ka propozuar një sërë ndryshimesh në këtë ligj për si që thonë, ta detyrojnë qeverinë të publikojë shifrat për borxhin që e ka ekonomisë.

“Pretendojmë të kemi një shoqëri demokratike por qasja në informatat me karakter publik ka kufizime, kjo padyshim paraqet shkelje të drejtave dhe lirive të njeriut. Sot nuk mund të kemi gazetari hulumtuese pa mos pasur qasje në informatat e karakterit publik. Mirëpo në Maqedoni të gjitha institucionet i përcjellin skandale dhe rastet që të mos marrin publicitetin e madh nga zbulimi i gazetarëve dhe të tjerëve, ata informata mbahen të mbyllura në mënyrë hermetike, siç është borxhi që u ka shteti ndaj kompanive”, tha deputeti i partisë opozitare RDK, Izet Zeqiri.

“Ky problem është aq serioz sa që një numër i kompanive maqedonase vijnë në situatë që të mos munden në mënyrë të rregullt ti kryejnë obligimet e tyre, parasëgjithash për shkak se nuk mund ti marrin të hollat e tyre nga qeveria e republikës së Maqedonisë”, tha deputeti i LSDM-së Marjanço Nikollov.

Nga ana tjetër, Malisha Stankoviç nga Partia Socialiste tha se këto ndryshime janë tentim për përfitim të poenave politike.

“Të debatojmë konkretisht rreth ligjit që  të shohim se çfarë përmirësoni ju me këtë propozim dhe çfarë përparësie do të kenë qytetarët me këtë që ju kërkoni të shpallet publikisht”, tha Stankoviç. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button