Janakievski- Merkos: Kujdes me plazhin e Strugës!

Ministria për transport  dhe lidhje, në bashkëpunim me më shumë institucione relevante në nivel lokal dhe shtetëror do të kryejë kontrolle në plazhet dhe në bregun e liqenit të Ohrit, në Ohër dhe Strugë, lajmëroi sot ministri për Transport dhe lidhje, Mile Janakievski.

Kontrollet do të bëhen në bashkëpunim me komunën e Strugës, me çka ministri Janakievski apelon deri te kryetari i kësaj komune, Ramiz Merko, që t’i përforcojë kontrollet në plazhet e Strugës.

“E shfrytëzoj rastin të apeloj deri te kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, që t’i përforcojë kontrollet në plazhet e Strugës”, tha Janakieski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Plazhet e liqenit të Ohrit janë bërë tejet të rrezikshme pas incidenteve që ndodhën në Strugë, ku të dielën u lëndua një tetovar 21 vjeçar i cili, nga goditja, përfitoi lëndime në krahë, si dhe si dhe vajza 11 vjeçare, me çka ajo përfitoi lëndime në këmbën e djathtë.

Prandaj, sot u caktuan dhe gjobat për të gjithë ata të cilët nuk do ta respektojnë ndalesën për lundrim me skuterë në liqenin e Ohrit, e edhe në atë të Prespës dhe Dojranit. Gjobat sillen prej 6000-8000euro për persona juridik, ndërsa prej 800-2000 euro për persona fizik/Portal

Lajme të ngjashme

Back to top button