Yje muzikore e paralajmërojnë Mej për shkak të rrezikut të Bregzitit ndaj industrisë muzikore

Muzikantë të shumtë britanikë midis të cilëve Sting, Ser Sajmon Ratëll, Ed Shiran dhe Dejmon Albarn në letër të hapur deri te kryeministrja britanike Tereza Mej shprehin shqetësim për shkak të pasojave nga Bregziti për “burg të mundshëm kulturor”.

Sipas tyre, kjo u kanoset “të gjithë sektorëve në industrinë muzikore”.

Letra është publikuar në britaniken Obzerver e nxitur nga muzikanti irlandez Bob Geldof, i cili e organizoi fushatën për qëndrim të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Midis tyre është edhe Sajmon Ratëll deri pak pak kohësh shef i Filarmonisë së Berlinit, ndërsa nga viti i kaluar edhe drejtor i Orkestrës simfonike londineze.

“Bregzit ndikon në të gjithë sektorët në industrinë muzikore, pa marrë parasysh atë se nëse bëhet fjalë për turne, shitje të së drejtave autoriale ose pagesë. Në fakt, kjo edhe tanimë po ndodhë. Pas referendumit në vitin 2016 rënia e sterlinës reflektoi me shpenzime të rritura të jashtëzakonshme për pajisje dhe huazim të studios. Të mos harrojmë edhe të ardhurat e zvogëluara në amvisëri që do të thotë mundësi më e vogël për kursim të parave për shkuarje nëpër klube dhe blerje të gjithçkaje që ka lidhje me muzikën”, thuhet në letër, transmeton MIA.

“Vendosëm për një lloj burgu kulturor”, konsiderojnë nënshkruesit e letrës duke aluduar në Bregzitin.

“Kjo është plotësisht çmenduri. Duhet që sërish ta marrim ardhmërinë personale në duar. Të reformohet dhe ristrukturohet BE-ja. Kur Evropa është në fatkeqësi, britanikët i ngjeshin radhët, nuk tërhiqen dhe dyfish i rrisin përpjekjet”.

Geldof bën thirrje për referendum të ri për braktisje të BE-së. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button