USHT priti Zeni Ballazhin, disenjatorin e Flamurit shqiptar

Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti sot, në hapësirat e USHT-së në Tetovë mirëpriti  artistin e njohur shqiptar, disenjatori i Logos së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit shqiptar, Zeni Ballazhi.
Sipas rektorit Ameti, disenjatori Zeni Ballazhi me vizitën e tij sot i ka bërë një nder të madh USHT-së. Ai gjithashtu ka njoftuar disenjatorin e Logos së Pavarësisë dhe Flamurit shqiptar edhe me të arriturat e këtij institucioni të lartë arsimor.  

“Prania e disenjatorit të Logos së 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit shqiptar, është një nder i madh që i bëhet universitetit tonë. 

Pata kënaqësinë që zotëri Zeni Ballazhin ta njoftoj, se edhe Universiteti ynë, është bërë pjesë e rëndësishme e organizimit të aktiviteteve të ndryshme, për nder të 100 vjetorit të Flamurit. Poashtu i prezantova zhvillimet më të reja në Universitetin tonë, ecurinë e veprimtarisë arsimore dhe shkencore, përgatitjet për regjistrimin e studentëve të rinj, bashkëpunimin e frytshëm të USHT-së me Universitetet më të njohura nga vendi dhe rajoni, me theks të veçantë për bashkëpunimin me universitetet publike dhe private nga Republika e Shqipërisë” – ka deklaruar Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti. 

Artisti Zeni Ballazhi ka vlerësuar lartë punën akademike të USHT-së, si dhe rolin pozitiv të këtij universiteti që po luan një rol mjaft të rëndësishëm në afrimin e të gjithë kontribuuesve, duke thënë se në të ardhmen shpreson që të intensifikojë bashkëpunimin e tij me USHT-në./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button