Shpallet valë “e portokalltë” e të nxehtit në tërë vendin!

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme solli vendimin që, duke filluar nga dita e nesërme, organet shtetërore dhe institucionet dhe ndërmarrjet publike ta organizojnë orarin e tyre të punës nga ora 7 deri në orën 15, për shkak të valës të së nxehtit dhe temperaturave tejet të larta.
“Në të njejtën kohë Qeveria rekomandon që edhe sektori privat ta organizojë orarin e punës nga ora 7 deri në orën 15”, tha në konferencën për shtyp zëdhënësi I Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev. 
Tani për tani, kjo masë është e paraparë të zgjasë shtatë ditë. Qeveria edhe më tutje apelon të  respektohen masat e deritanishme për mbrojtje nga temperaturat e larta./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button